• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit, Shqipëria refuzon pjesëmarrjen

18/08/2023
Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit, Shqipëria refuzon pjesëmarrjen

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka organizuar një darkë informale me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Sipas mediave greke mësohet se kjo darkë pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, më 21 gusht, në Pallatin Maximos në prani të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Nga ajo çfarë thuhet në mediet vendase ftesës së Mitsotakisin i janë përgjigjur pozitivisht disa liderë të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në këtë darkë pritet të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Gjithashtu, prezent do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Ndërkohë, mësohet se deri më tani Shqipëria ka refuzuar ftesën e bërë nga kryeministri grek për të qenë pjesë e kësaj darke. Sipas informacioneve, Shqipëria e ftuar në nivel presidenti nuk do të përfaqësohet, ndërsa as lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Në darkë do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së, kryeministrat e Bullgarisë, Nikolai Denkov, Rumania Ion-Marcel Ciolacu dhe kroati Andrej Plenkoviç. Prania e këtij të fundit bëhet natyrshëm edhe më interesante për shkak të rastit të huliganëve kroatë dhe deklaratave provokuese të presidentit të Kroacisë për të cilat pati një reagim të rreptë nga Athina zyrtare ditë më parë.

Darka e Kyriakos Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor do të fokusohet në zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Burime qeveritare theksojnë se iniciativa e Kyriakos Mitsotakis për të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së në një darkë joformale diskutimi mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit shënon kryesimin, rolin që Greqia luan si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë energjetike në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe rikthimin e saj në Ballkan nga viti 2019 e në vazhdim.

Related Posts

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove
Kryesore

Veliaj i hap “luftë” Ramës: Më kërkuan t’i delegoj kompetencat Arbër Hajdarit dhe të pranoj përfshirjen me protestat e flamingove

02/11/2026
‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!
Kryesore

‘Plas’ në PS, Veliaj sfidon Ramën nga burgu: Unë kam më shumë dinjitet se Kryeministri. Provo aludimet për protestat, ndryshe ik!

02/11/2026
Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës
Lajme

Avokati Saimir Vishaj në gjendje kritike për jetën, intubohet te Spitali i Traumës

02/11/2026
Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit
Lajme

Ballist Morina viziton në Romë Erjon Vishkullin, i dhuron fanellën simbol të dronit të Beogradit

02/11/2026
Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Lajme

Stresi braktis protestën kundër qeverisë: “Po largohem, ju nuk doni ta rrëzoni Ramën”

02/11/2026
I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet
Kryesore

I riu shqiptar kapet në Greqi me 200 iriqë deti, nisin hetimet

02/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Misioni anti-Elbasan, Vllaznia shpreson të blindojë mbrojtjen – Balkanweb.com – News24

04/11/2026
Champions/ Porto sfidon Napolin, Farioli: Nuk ka favoritë, do të zbresim në fushë me shumë vendosmëri

Champions/ Porto sfidon Napolin, Farioli: Nuk ka favoritë, do të zbresim në fushë me shumë vendosmëri

04/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al