Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu falenderimin e tij për minoritetin grek në Dropull për pritjen e ngrohtë që i bënë sot në sheshin kryesor të Derviçanit. Krah kryeministrit Edi Rama, Mitstotakis tha se u mërzit për shtyrjen e vizitës ndërsa shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të tejkalojë çdo sfidë.
“Ju falënderoj nga zemra për mikpritjen. U mërzita ku u anulua vizita ime këtu në fillim të dhjetorit. Por premtova që do vija t’ju takoja para mbylljes së vitit. Moment emocionues për mua. Nuk mund të harroj faktin se para 30 vitesh këtu erdhi babi im, pak para se të shembej regjimi komunist në Shqipëri. Aso kohe babi im tha: minoriteti grek urë miqësie midis dy vendeve. E njëjta gjë vlen edhe tani. Me Ramën kemi bashkëpunim të ngushtë. Në mund të zgjidhim çështjet bashkë në çdo fushë.”-tha Mitsotakis.








