Në dhjetor të vitit 2022 gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Dropull, Edi Rama premtoi se do ta inaguronte sheshin në Dervician bashkë me homologun e tij. Por dosja e Fredi Belerit ka krijuar një ndarje të thellë mes tyre. Sot në inagurimin e sheshit dhe bustit të babait të tij, kryeministri grek nuk është në Dervician krah homolohut shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit ka mbledhur banorë të Dropulliit për ta inaguruar sheshin që mban gjithashtu emrin e Kostandin Mitsotakis.










