• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mitsotakis: Rruga Janinë-Kakavijë nuk do të jetë autostradë sepse s’kemi para. Integrimi i Shqipërisë në BE është në favorin e Greqisë

12/09/2022
Mitsotakis: Rruga Janinë-Kakavijë nuk do të jetë autostradë sepse s’kemi para. Integrimi i Shqipërisë në BE është në favorin e Greqisë

Integrimi evropian i Shqipërisë është në favorin e Greqisë, ka theksuar midis të tjerash në konferencën tradicionale para mediave greke me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

“Athina ka mundësinë që gjatë hapjes së kapitujve të imponojë”, ka thënë ai, “mendimet e saj në lidhje me temat e karakterit dypalësh dhe të shkojë në Hagë për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike pas zgjerimit të kufijve detarë me 12 milje”.

“Pra, jemi plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e kësaj marrëdhënieje, por më duket se edhe si nevojë gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të mundemi të zgjidhim problemet e pazgjidhura që kemi nga e kaluara. Dhe dua të referohem konkretisht se edhe për përcaktimin e Zonës Eksluzive Ekonomike , ka një marrëveshje paraprake që të shkojmë në Hagë, por pasi ne të kemi zgjeruar kufirin tonë detar me 12 milje. Është diçka e mirë kjo sepse tregon që çështje të tilla, mund të zgjidhen nga një organ ndërkombëtar perëndimor i drejtësisë, një zhvillim i rëndësishëm, në se do të mund ta arrijmë”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.

I pyetur për mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe nëse do ta quante satelit të Erdogan, kryeministrin shqiptar ai është përgjigjur:

“Është një proces që kërkon shumë kohë, dhe për çdo kapitull që hapet gjatë negociatave, kemi mundësinë që me këtë mënyrë të imponojmë mendimet tona dhe të bisedojmë temat të cilat i përkasin karkterit dypalësh të lidhjeve tona. Nga ana tjetër nuk dua të karakterizoj ,kryeministrin shqiptar, personalisht kam një lidhje shumë të mirë me të, dua të jem i sinqertë dhe është në favorin tonë të diskutojmë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, paralelisht duke njohur faktin se ekziston një minoritet kombëtar grek , i cili duhet të mbrohet. Dhe kjo është një diçka që e kam bërë të qartë tek kryeministri shqiptar dhe kjo do të përcaktojë edhe qëndrimin tonë gjatë periudhës së negociatave integruese”.

Mitsotakis ka sqaruar edhe zërat për rrugën Janinë- Kakavijë ,duke theksuar se nuk do të jetë në nivelin e një autostradë, pasi mungojnë sponsorizimet, por do të jetë gjithsesi një rrugë moderne dhe e sigurt që do të mbulojë nevojat e Greqisë kontinentale dhe të atyre që do të duan të përdorin këtë pikë kufitare dhe të shkojnë në Shqipëri./ TCH

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Kris arma në Sarandë pas një sherri, 4 të ndaluar nga policia, 2 në kërkim

14/03/2026
Lajme

E rëndë në E rëndë në Greqi, 55-vjeçari p*rdhunon kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do të tregonte

14/03/2026
E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel
Lajme

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në një hotel

14/03/2026
Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)
Kryesore

Gratë e fasonerisë protestojnë në Përmet, nuk marrin rrogat prej muajit tetor (VIDEO)

14/03/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Lajme

Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!

14/03/2026
Ministri Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives në Gjirokastër: Me vendimet e tij, po bëhet shkak në pengimin e aksionit të IKMT, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme
Kryesore

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me 3 të mitur, gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjimshiti, një “kockë” e vërtetë, rikuperim rekord, rikthehet në Champions

Transferta ndaj Interit, Gjimshiti rikthehet titullar te Atalanta

14/03/2026
Gjimshiti, një “kockë” e vërtetë, rikuperim rekord, rikthehet në Champions

Transferta ndaj Interit, Gjimshiti rikthehet titullar te Atalanta

14/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al