Gjithmonë e më shpesh nëpër media po dëgjojmë lajme, se si gratë dhunojnë burrat e tyre, Modelja Margaret Shllaku, e ftuar në Top Channel për të folur për këtë temë, tha se femrat shpesh janë të detyruara pikërisht nga burrat, për të ushtruar dhunë.
“Unë mendoj që në shumicën e rasteve është një situatë që agravon nga meshkujt, por femrat duke parë që situata është në një moment kritik, zgjedhin dhunën, jo me dëshirë absolutisht.
Këtë e bëjnë kur nuk gjejnë mbështetje as tek familja, as tek shoqëria.
Unë nuk e bëj sepse realisht mendoj se nuk është e drejtë dhuna, por mendoj se femrat nuk e gjejnë mbështetjen as tek instancat, as tek familja apo shoqëria dhe duke e pasur të pamundur, percepiton situata dhe ato, të gjithë dhimbjen e tyre e kthejnë në dhunë.
E kuptoj që mund të duket si justifikim, por me të vërtetë nuk është i tillë”- tha Margaret Shllaku.