Për operacionin e shpëtimit të 17-vjecarit që u lëndua në malin e Morganës në kufi me Greqinë, ka bërë një reagim edhe deputetja e Gjirokastrës, Artemis Malo. Teksa publikon edhe foto nga spitali ku shkoi për të parë adoleshentin, Malo shkruan se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me ministrat e Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe të Brendshëm për koordinimin e operacionit.
Reagimi i saj i plotë
Ergysi është mirë fare! Shyqyr Zotit!🤞🏻 Alpinistët sot patën një aventurë me një incident në malin e Murganës në fshatin Sotirë të Dropullit. Ishte e organizuar ditë më parë, si një nga turet e radhës. U mblodhën plot rreth 60 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria. Menjëherë pasi rrëshkiti Ergysi dhe u lëndua, më njoftuan për të ardhur në ndihmë. Kam vepruar direkt, në komunikim me Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shëndetësisë, Emergjencat Civile, Prefektin e Qarkut, ekipet e Zjarrëfikëseve të dy Bashkive Gjirokastër dhe Dropull, Kryetarin e Bashkisë Dropull, por kryesisht me banorët e fshatit dhe vetë grupin. Pavarësisht orës që nuk na ndihmoi me ngritjen dhe mbërritjen e një helikopteri, pavarësisht terrenit aq të vështirë të asaj zone, pavarësisht motit që pengonte, ia dolëm! Të gjithë zbritën mirë dhe të shëndetshëm! Faleminderit çunave të forcave “Shqiponjave” dhe kujtdo ishte në ndihmë sot.
Ndërkohë që në një pjesë të rrugës derisa të mbërrinin ekipet e emergjencave, grupi tjetër i alpinistëve e ka ndihmuar vetë Ergys Kocin duke e transportuar në krahë.
©argjiroja.net