Protestuesit e thirrur nga opozita sot në protestë i kanë vendosur flakën shtëpisë së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Bllokut.
Ata kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotov drejt vilës së restauruar dhe në përdorim aktualisht, me sa duket të acaruar pasi nuk arritën të çanin te Drejtoria e Policisë së Tiranës. Nuk dihet nëse brenda saj ka pasur persona të pranishë. Protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit duke u ndalur në disa pika.
Pas hedhjes së lëndëve piroteknike ka mbërritur dhe policia, ndërkohë që është hedhur ujë ndaj protestuesve.









