• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Momenti kur përmendet emri i Belerit, njerëzit e partisë së Mitsotakis çohen në këmbë dhe duartrokasin (VIDEO)

16/04/2024
Momenti kur përmendet emri i Belerit, njerëzit e partisë së Mitsotakis çohen në këmbë dhe duartrokasin (VIDEO)

Ashtu siç u tha e më herët, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është zyrtarisht kandidat si eurodeputet për partinë “Demokracia e re” me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

“Demokracia e re” shpalli listën me 42 kandidatët, ku vetëm pak minuta më parë u zyrtarizua dhe emri i Fredi Belerit.

Aktiviteti u prezantua nga Aristotelia Peloni, e cila teksa prezantonte emrin e Belerit, tha se shpreson që ai të dalë nga burgu sa më parë.

“Kandidati i radhës nuk është këtu me ne, nuk mund të flasë dhe të mbajë fjalim. Por në fakt është një kandidim me peshë të madhe, zonja dhe zotërinj është Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili mbahet në burgjet shqiptare. Shpresojmë që e drejta të triumfojë dhe të lihet i lirë sa më shpejt”, tha ajo.

Gjatë këtij prezantimi ka qenë i pranishëm Leonardo Beleri, vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Teksa u tha emri i Belerit gjithë anëtarët e Demokracisë së re janë ngritur në këmbë duke duartrokitur, teksa në kor thërrisnin emrin e Belerit.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij në fushatë elektorale Pandeli Kokaveshi janë dënuar nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk e ka marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk ia kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për ta kryer betimin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vite burg për shit-blerje votash.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2024/04/661d58e09cef7.mp4

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodhi kur Kate Middleton mori Princeshën Charlotte dhe Princi Louis për një shfaqje speciale para Krishtlindjeve?

Çfarë ndodhi kur Kate Middleton mori Princeshën Charlotte dhe Princi Louis për një shfaqje speciale para Krishtlindjeve?

29/12/2025
Niko Rosberg, sulm frontal Hamiltonit: Njollë në karrierë

Niko Rosberg, sulm frontal Hamiltonit: Njollë në karrierë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al