• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi: Do rrethojmë parlamentin çdo seancë derisa Rama të ikë

26/02/2019
Monika këput një ‘kopaçe’ tjetër: Do marr pesë gra dhe do e lidhim Edi Ramën

Monika Kryemadhi deklaroi sot para protestuesve të thirrur nga opozita se parlament i cili sot është krenaria e Edi Ramës është dhe do të jetë gjithë jetën turp i shqiptarëve. Ajo tha se opozita zgjodhi të ishte si populli dhe të dilte në shesh si qytetarët.

Kryemadhi deklaroi se deputetët e maxhorancës nuk janë përfaqësues të popullit por të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dhe kriminelëve. Ajo paralajmëroi se sa herë të ketë seancë parlamenti do rrethohet nga protestuesit.

“Hajdutët kanë frikë dhe sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit, selinë e atij Kuvendi ku për hir të së vërtetës parlamentarët nuk kanë frikë nga populli i tyre, por përkundrazi, e përfaqësojnë atë. Ata sot treguan edhe njëherë që nuk janë përfaqësues të popullit. Ata treguan edhe njëherë që janë përfaqësues të Avdylajve, Bajrave, Habilajve dhe kriminelëve, që jo vetëm vodhën, kërcënuan shqiptarët, por edhe i varfëruan ata. Ai Parlament ku sot kanë më shumë se katër orë që janë ngujuar deputetët nga frika, sot tregon edhe njëherë që është parlamenti që punon vetëm për pesë veta. Ai parlament sot tregoi edhe njëherë që në thelbin e zemrës së tyre nuk ekziston respekti dhe dashuria për votuesit e tyre socialistë, por ekziston vetëm dashuria për Vangjushin dhe për gjithë kriminelët e tjerë, që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër të Narkoshtetit”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo theksoi se nuk ngelet gjë tjetër për të thënë, veçse Rama ik.

“Fenomeni i Edi Ramës është një fenomen i cili nuk duhet ta shikojë më sytë e shqiptarëve në qindra dhe mijëra vjet. Një fenomen që shkatërroi Shqipërinë, të ardhmen e shqiptarëve, që largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që largoi djemtë dhe vajzat, që shkatërroi dhe varfëroi ekonominë shqiptare për të pasuruar vetëm pesë njerëz. Një fenomen që i ka kthyer shkollat shqiptare në vende nga më të tmerrshme të abuzimit dhe të mungesës së sistemit arsimor. Prandaj çdo fjalë e jona këtu është e tepërt, por për një gjë jam e sigurt. Ai parlament i cili sot është krenaria e Edi Ramës është dhe do të jetë gjithë jetën turp i shqiptarëve. Do të jetë turp i shqiptarëve, ashtu siç kanë qenë vendimet më të turpshme që herë pas herë ka pasur në historinë e Shqipërisë dhe i kanë kushtuar asaj. I kanë kushtuar për lirinë dhe demokracinë e saj”, tha kryetarja e LSI-së.

Ajo iu drejtuar edhe socialistëve të ndershëm, që sipas saj sot vuajnë njësoj si protestuesit. “Janë papunë, kanë falimentuar bizneset e tyre nga taksat e larta, u janë larguar fëmijët e tyre në emigracion për një vend pune më të mirë, për të gjithë ato nëna dhe baballarë, të gjithë ata shqiptarë të cilët ndjejnë çdo ditë e më shumë mundësitë për të shkolluar e për t’i rritur fëmijët e tyre e kanë çdo ditë e më të pakët. Prandaj sot prezenca jonë nuk është vetëm për sot. Por do të jetë çdo ditë. Do të jetë çdo ditë dhe në çdo moment, që ajo seli e parlamentit e cila në çdo moment ka qenë foltorja e fjalës së lirë në këto 27 vjet, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do t’i bëjë asaj, sa herë që ata do të duan të bëjnë seancat e krimit të organizuar në atë parlament”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se sot më shumë se kurrë misioni i politikës është që të largojë këtë fenomen vrasës të shpresës të shqiptarëve.

“Ky fenomen e ka emrin Edi Rama, por po ju them edhe një gjë tjetër. Ne zgjodhëm të ishim si ju, ne zgjodhëm të dilnim në shesh si ju, ne zgjodhëm të lëmë çdo gjë për të treguar që Edi Rama është vetëm dhe sot ai është vetëm. Edhe pse ka disa deputetë aty brenda, pjesën më të madhe i ka kundra. Sepse nuk ka as burrë, e as grua në atë sallë, të cilët do të marrin mbi supet e tyre dhe mbiemrin e tyre për fëmijët e tyre, turpin e tradhtisë, në shërbëtorë dhe argat të krimit të organizuar, kur në fakt duhet të jenë shërbëtorë të popullit të tyre”, tha Kryemadhi para protestuesve.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

E bujshme/ Flamurtari godet në merkato, Sokol Cikalleshi pranë rikthimit në Superiore

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al