Monika Kryemadhi i bën thirrje shqiptarëve që të rrihen me përkrahësit e kryeministrit Edi Rama për ta rrëzuar nga pushteti. Liderja e LSI-së e ka konsideruar LSI-në si forcë e parë duke nënvizuar se sipas të gjitha sondazheve rezulon shumicë qeverisëse. Kryemadhi e konsideon Ramën si një “bishë të plagosur” që shumë shpejt do t’i vijë fundi.
“Dritëro Agolli ka shkruar një poezi vagabondët për dy vagabondë që rrahën një grua, mbasi e shpjegon, e mbyll poezinë me dy vargje:
Unë u rraha me ta dhe u grisa në gjoks e krah
si mund të rrija në paqe, poeti duhet të dijë të rrah
dhe jo vetëm të thurë vargje…
E pra ne do të dimë si të sillemi me këta vagabondë që rrahin dhe shtypin shqiptarët. Jeta e shqiptarëve është çdo minutë për të qenë jetë, frymë, dhe garanci për fëmijët e shqiptarëve. Prandaj vagabondëve do t’i përgjigjemi me të gjitha mënyrat, si nëna mbron fëmijët, si burrat strehëzat, prandaj nuk do ndalemi në asnjë moment. LSI-ja duhet të mbajë këmbën vetëm në gaz për shkatërrimin e krimit të organizuar. Ne do të vendosim rendin kushtetues. Në Shqipëri do apo nuk do ai do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme për shqiptarët. Koha e tij dhe e etërve të tij ka mbaruar”, tha Kryemadhi.









