• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Monika Kryemadhi përplaset me Lubonjën: Siç ke ndërtuar ti pallate, kam ndërtuar dhe unë (VIDEO)

15/10/2019
Monika Kryemadhi përplaset me Lubonjën: Siç ke ndërtuar ti pallate, kam ndërtuar dhe unë (VIDEO)

Analisti Fatos Lubonja ka debatuar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Duke folur për shkollimin e fëmijëve të Kryemadhit në Londër, Lubonja tha se klasa politike me këtë logjikë ka ecur, që “t’i çojmë fëmijët jashtë dhe këta të rrinë këtu”. Kjo ka revoltuar Kryemadhin, e cila ka thënë se është e gabuar fakti që i fusim të gjithë në një kazan.

Pjesë nga debati:
Lubonja: E dini atë fjalën që thotë “kur të vijnë mendtë, nuk i hanë as qentë”. Tani na thotë Monika se jam penduar që fëmijët i kam çuar në Angli.

Kryemadhi: Nuk jam penduar, kam dështuar 30 vite në politikë, që kur kam qenë studente, që sistemi arsimor nuk jep garanci që fëmija im të shkollohet. Mirë unë që e kam mundësi ta çoj në Angli, po ai që s’e ka mundësi.

Lubonja: Problemi është se e keni ngritur bashkë këtë sistem.

Kryemadhi: Fakti që i fusim të gjithë në një kazan, normal që njerëzit nuk dinë të dallojnë pastaj. Partitë politike kanë faj, edhe krerët e partive, edhe mediet, të gjithë kanë faj. Njerëzit duhet të dinë sa para janë shpenzuar nga ky vit, në këtë vit. në nuk ndihem keq që fëmija im shkollohet në Angli sepse shumë mirë, për matematikë në Exeter. Kush do ta shkollonte vajzën time për matematikë në Universitetin e Tiranës? Më gjej një pedagog të matematikës ti që ma shkollon vajzën mua për matematikë. 

Lubonja: Po ç’lidhje ka kjo tani. Po flasim për gjithë klasën politike.

Kryemadhi: Unë e kam shansin për fëmijën tim, një tjetër nuk e ka shansin. Siç ke ndërtuar ti pallatin te vila jote, kam ndërtuar edhe unë pallatin te shtëpia ime, me lejen e Edi Ramës dhe me lejen e Lulzim Bashës.
Lubonja: Po çfarë pallati. Edhe sikur të kem ndërtuar pallat, gabim.

Kryemadhi: Po jo pse kemi bërë gabim ne, pse kemi zhvilluar pronën tonë? Jo Lubonja e ke gabim, ne kemi zhvilluar pronën. Unë e kisha mundësinë që ma dhanë prindërit atë mundësi, për fat të mirë të babait tim, kam një pallat, 16 mijë metra katrorë, në të cilën shkolloj fëmijët e mij.
Lubonja: Atëherë mos u anko me Edi Ramën fare…

Kryemadhi: Jo, Edi Rama ma dha lejen mua. Tjetra që unë mendoj se është një problem, ti po i shkatërrove një vendi arsimin, shëndetësinë, skemën e sigurimeve, ti e ke vdekur dhe mos prit që të kesh vazhdimësi. Pjesa tjetër që unë mendoj, dhe ju keni shumë të drejtë që e vendosni klasën politike të gjithë dhe mua më bën të barabartë me Lulzim Bashën, më bën të barabartë me Sali Berishën, më bën të barabartë me Edi Ramën, më bën të barabartë me Ilir Metën, më bën të barabartë me Ridvan Boden, më bën të barabartë me Jozefina Topallin, më bën të barabartë me Majlinda Bregun, më bën të barabartë me Edmond Haxhinaston, më bën të barabartë me të gjithë njerëzit që kanë qenë në politikë. Ka një gjë, ne nuk bëjmë bilancet dhe ndonjëherë jemi modestë dhe kemi frikë të flasim për të vërtetën tonë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

E pritur nga ish-lojtari i Partizanit, Hadroj merr vendimin drastik

25/12/2025
Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

Justin Bieber rrëfen dhimbjen dhe shërimin në prag të Krishtlindjes: “Kam kaluar plagë që nuk duken në skenë”

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al