Monika Kryemadhi ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj kryebashkiakes së Rroskovecit Majlinda Bufi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘RepolitX’.
Kryemadhi është shprehur se Majlinda Bufi duhet të hetohet në Amerikë për pastrim parash, ndërsa ka theksuar se Rama e ka provuar dhe vetë dhe e di çdo të thotë, sipas saj.
‘Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit duhet të ndiqet në SHBA për pastrim parash. Amerikanët rrinë dhe në momentin që bëhen shumë i marrin pastaj. E ka ka provuar Edi Rama dhe e di se cfarë do të thotë’, ka thënë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.










