Prej disa ditësh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain. Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.
“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij. Fatmir Xhafaj nuk mban përgjegjësi se çka bërë vëllai i tij para 20 vjetëve, pavarësisht se ligjin antimafia nuk e lejon zotin Xhafaj të jetë Ministër i Brendshëm sot dhe për këtë duhet të reagojë sistemi. Dhe ana tjetër Fatmir Xhafaj mban përgjegjësi dhe ligjore dhe morale dhe politike dhe fizike, si të doni ju, në momentin që vëllai i tij ka përdorur të gjithë segmentet e Policisë së Shtetit”.shprehej kryetarja e LSI. Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport vëllain e tij, të dënuar për Trafik ndërkombëtar droge.
Bindjen se Xhafaj nuk largohet thotë se ia përforcon nevoja kryeministrit.
“Dhe mbajtja e zotit Xhafaj për shkak të pozicionit të vëllait të tij është po themi një lloj prezervativi që Rama e përdor për çështje të vëllait të tij që nesër pasnesër do të shpërthejë shumë shpejt”, shprehet Kryemadhi.









