Një “poker” golash për firmosur matematikisht kualifikimin për në Champions League. Aston Villa vijon sezonin fantastik ku pas suksesit 4-2 përballë Liverpool blindon prezencën mes më të mirëve të Evropës. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer përballë të kuqve ku në fundin e pjesës së parë ishte Rogers që me një goditje fantastike bëri që stadiumi të shpërthente në festë.
Në fraksionin e dytë ishte Van Dijk ai i cili rikthehu baraspeshën me një goditje të saktë me kokë. Festa nuk zgjati shumë pasi 5 minuta më vonë, Watkins realizoi golin e dytë për Aston Villa. Watkins u kthye në protagonistin kryesor të këtij takimi në një kohë kur në minutën e 73-të realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Aston Villa-n. Vendasit nuk u mjaftuan me kaq pasi në minutën e 89-të, McGinn me një goditje të shkëlqyer dërgoi topin në trekëndësh duke kompletuar “pokerin” e golave. Në shtesë ishte sërish Van Dijk, me qendërmbrojtësin holandez që realizoi golin e dytë për Liveerpool, një gol që vlen thjesht për statistika.
Pavarësisht kësaj humbje, Arne Slot vijon të besoj se do të konfirmohet në krye të ekipit të kuq: “Jam i zhgënjyer, por kjo nuk ka të bëjë me pozicion tim, për këtë kam folur. Mbështetja e tifozëve dhe një paraqitje e mirë do ta na shërbej për të arritur objektivin tonë, të kualifikohemi për në Champions League”, u shpreh Slot.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







