Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Gjirokastër. Situtata më kritike duket se është në zonën pranë përroit të Çullos. Ne Libohovë, Dropull, Lazarat dhe shumë fshatra të Gjirokastrës mungon energjia elektrike. Sa i përket rrugëve, deri më tani nuk raportohet për bllokime, por në disa akse të njësive administrative kalimi bëhet me vështirësi për shkak të inerteve. Reshjet do të vijojnë edhe gjatë të dielës, kurse të hënën do të ketë reshje dëborë ne pjesën veriore dhe veri-lindore të Shqipërisë. ©argjiroja.net









