Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar edhe bllokim rrugësh në disa fshatra të qarkut Gjirokastër. Policia thotë se ka patur bllokim rruge midis fshatrave Kolonjë–Golem, nga dëbora dhe prania e inerteve në rrugë. Ka bllokim rruge nga dëbora në Qafën e Çajupit. Ka bllokim rruge në fshatrat Miçan e Zavalinë, Përmet, nga prania e inerteve në rrugë. Aksi nacional Përmet-Çarshovë, në Zhepë, nga rrëshqitjet e dheut është i kalueshëm me një kalim. Firmat mirëmbajtëse po punojnë për normalizimin e situatës.
©ArgjiroLajm.net









