Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës ka probleme edhe nē qarkun Gjirokastër. Aksi rrugor rural i Njësisë Administrative Frashër që lidh fshatrat Miçan, Vërçisht dhe Ogrenj, bashkia Përmet, është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së masivit shkëmbor.
Në fshatin Tërbuq, Njësia Administrative Odrie, bashkia Gjirokastër, rreth 100m mbi banesat e fshatit ka pasur rrëshqitje gurësh dhe dherash. Me kërkesë të Prefektit të Gjirokastrës kërkohen specialistë nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar për të bërë studimin e zonës. QKOEC menjëherë ka dërguar shkresë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe ditën e sotme pritet që specialistët të shkojnë në vendngjarje për të bërë studimin e zonës.









