Moti i keq që ka përfshirë qarkun e Gjirokastrës nuk ka sjellë probleme në bashkitë e këtij qarku.
Deri tani nga informacionet e marra nga emergjencat civile të bashkive në Përmet në njësinë administrative Çarshovë dhe Petran u rikthye energjia elektrike”.
Në bashkinë Gjirokastër mbetet problem rruga e fshatit Palokastër në njësinë administrative Cepo e gërryer nga ujërat e lumit Kardhiq.
Në bashkitë e tjera nuk raportohen probleme. Po keshtu s’ka probleme as me shtretërit e lumenjve.