• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025
Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin e Kombëtares, pasi kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës.

Në datën 13 nëntor, mund të vendoset gjithçka, në ditën që kuqezinjtë luajnë ndaj Andorrës. Për të siguruar biletën për në “Play Off”, Shqipëria duhet të fitojë në Andorra e njëkohësisht, Anglia të marrë një fitore kundër Serbisë në Londër. Por, Kombëtarja A nuk do të jetë skuadra e vetme që zbret në fushë duke qenë se edhe Shqipëria U19 ka kualifikueset e Europianit, të cilat luhen në Tiranë.

KOMBËTARJA A- Kuqezinjtë do të synojnë për herë të parë që të kualifikohen dhe kanë shanse reale për të siguruar vendin e dytë në grupin K. Fitorja e pak kohëve më parë në Leskovc, i ka mundësuar Shqipërisë që të ketë gjithçka në dorën e saj për në Botëror. Në datën 7 nëntor, trajneri Silvinjo do të publikojë listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës, ndërkohë që në datën 10 nëntor do të nisin zyrtarisht përgatitjet për sfidën e 13 nëntorit. Kuqezinjtë do të grumbullohen në Barcelonë për ndeshjen e parë dhe pasi të mbyllin sfidën me Andorrën, do të kthehen në Tiranë për Anglinë. Shqipëria U21- Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të luajnë 2 ndeshje miqësore në muajin nëntor. Fillimisht, Shpresat do të përballen me Moldavin U21 në transfertë në datën 13 nëntor, duke nisur nga ora 15:00, teksa në datën 17 nëntor, kuqezinjtë luajnë miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj. Shqipëria do të luajë në “Elbasan Arena” kundër Ukrainës U21, takim që do të nisë në orën 18:00. Shqipëria U21 është zyrtarisht e kualifikuar për në Europianin e vitit 2027 dhe deri atëherë, Bushi do të ketë mundësi që të testojë ekipin vetëm në ndeshje miqësore.

SHQIPËRIA U19- Kuqezinjtë e drejtuar nga Julian Ahmataj do të kenë një rrugëtim të rëndësishëm për në Europian. Shqipëria bën pjesë në grupin e pestë, ku në grup do të jetë së bashku me Malin e Zi, Sllovakinë dhe Ukrainën. Të gjitha ndeshjet e këtij grupi, do të luhen në vendin tonë duke i dhënë kështu një përparësi të madhe Shqipërisë në luftën për një vend në “Elite Round”. Kuqezinjtë e nisin aventurën e tyre më 12 nëntor ku përballë do të kenë Ukrainën në stadiumin “Niko Dovana”. 3 ditë më vonë, Shqipëria do të luajë në Durrës kundër Sllovakisë, teksa po në Durrës, Shqipëria luan ndeshjen e fundit ndaj Malit të Zi në datën 18 nëntor. Për Ahmatajn, kjo është një mundësi e mirë për të tentuar kalimin, duke parë se është një grup pa emra të mëdhenj.

SHQIPËRIA U17- Kuqezinjtë e drejtuar nga Fatjon Tafaj, do të luajnë shanset e tyre për në Europian në mesin e muajit nëntor. Shqipëria është në grup me Kroacinë, e cila do të organizojë edhe turneun, me Kazakistanin dhe me Holandën. Rrugëtimi ynë nis pikërisht ndaj tulipanëve, ndërkohë që ndeshja e dytë do të jetë me Kroacinë dhe në sfidën e fundit, kuqezinjtë do të kenë përballë Kazakistanin. Këto takime, do të luhen në datat 11, 14 dhe 17 nëntor.

SHQIPËRIA VAJZA- Pas fitores ndaj Qipros që i siguroi qëndrimin në Ligën B, Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në fund të muajit. Skuadra e drejtuar nga Grima do të përballet me Turqinë në datën 28 nëntor në Stamboll dhe sërish me turqit, do të luajë më 1 dhjetor.

SHQIPËRIA U19 VAJZA- Ekipi i Shqipërisë U19, luan në fund të muajit shanset për në Europian. Turneu që do të zhvillohet në Shqipëri për grupin tonë, do të ketë përballje interesante, aty ku Shqipëria është në grup me Lihtenshteinin, Luksemburgun dhe Sllovakinë.

Related Posts

Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off
Sport

Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off

16/11/2025
Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim
Sport

Kosova shkon në Play off, Albin Kurti: Sonte bëmë histori, ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim

15/11/2025
VIDEO/ Një tjetër Asllani shënon, Kosova “hesht” Slloveninë dhe afrohet me Play Off të Botërorit
Sport

VIDEO/ Një tjetër Asllani shënon, Kosova “hesht” Slloveninë dhe afrohet me Play Off të Botërorit

15/11/2025
“Ndaj Shqipërisë tregojmë versionin më të mirë tonin”, Kane: Të mbyllim kualifikueset me rekord

Kualifikueset e Botërorit 2026/Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”
Sport

Kualifikueset e Botërorit 2026/Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”

15/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Një ëndërr e vërtetë”: Selena Gomez flet për jetën e re martesore

“Një ëndërr e vërtetë”: Selena Gomez flet për jetën e re martesore

16/11/2025
Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off

Shqiponjat nisen për në Botërorin e SHBA-së, Rama krenohet me Kosovën pas arritjes në Play Off

16/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al