• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muçi “pushton” Turqinë, spektakël edhe në Kupë: Këtu jam i lumtur, besojnë tek unë (VIDEO)

04/02/2026
Muçi “pushton” Turqinë, spektakël edhe në Kupë: Këtu jam i lumtur, besojnë tek unë (VIDEO)

Ernest Muçi është pa diskutim është legjionari më në formë, me sulmuesin kuqezi që vijon të dhurojë spektakël në Turqi, këtë herë në Kupë. Ish futbollisti i Tiranës ishte protagonist kryesor në suksesin 3-0 që Trabzonspor arriti përballë Fetijespor. Muçi realizoi një super gol dhe dhuroi një asist, por jo vetëm kaq, për 90 minuta ishte lojtari më i mirë në fushë duke qenë i rrezikshëm sa herë kishte topin në këmbë.

Pas disa përpjekjeve, në minutën e 69-të, Muçi lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca, një goditje fantastike që la të pa lëvizur edhe portierin. Goli i Muçit qetësoi Trabzonspor, me vendasit që gjetën shumë shpejt edhe golin e dytë. Në të 79-të, sulmuesi kuqezi dhuroi edhe një asist duke bërë që Trabzonspor të kalonte më tej në Kupën e Turqisë, turne ku Muçi ka realizuar dhe gola dhe ka dhuruar 2 asiste në katër ndeshje. Sulmuesi shqiptar është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij pasi edhe në kampionat ka shënuar 8 gola, shifra me të vërtetë fantastike.

Pas ndeshjes, Muçi theksoi se një ndikim të madh në paraqitjet e tij këtë periudhë ka ambienti në ekip dhe trajneri: “Jam i lumtur për paraqitjen time. Këtu kam gjetur një ambient të mirë, trajneri beson tek unë dhe kemi një skuadër të mirë, këto gjëra ndikojnë pozitivisht edhe në perfomancën time”, u shpreh Muçi.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

NFL/ Gati për finalen e Super Bowl, Patriots sfidon Seahawks 11 vite pas duelit të fundit
Sport

NFL/ Gati për finalen e Super Bowl, Patriots sfidon Seahawks 11 vite pas duelit të fundit

04/02/2026
Sirena braziliane për Vinicus, rinovimi me Real mungon, Flamengo i “hap dyert”
Sport

Sirena braziliane për Vinicus, rinovimi me Real mungon, Flamengo i “hap dyert”

04/02/2026
C.Ronaldo vijon bojkotin, në Angli flasin për një rikthim te Man.United

Arsenal “fluturon” në finalen e Carabao Cup, “thyen” sërish Chelsea-n, Arteta: Është magjike, jemi në Wembley (VIDEO)
Sport

Arsenal “fluturon” në finalen e Carabao Cup, “thyen” sërish Chelsea-n, Arteta: Është magjike, jemi në Wembley (VIDEO)

04/02/2026
Milan perfekt ndaj Bologna, nuk lejon Inter të “arratiset”, por Allegri sheh vetëm Champions: Ky është objektivi ynë (VIDEO)
Sport

Milan perfekt ndaj Bologna, nuk lejon Inter të “arratiset”, por Allegri sheh vetëm Champions: Ky është objektivi ynë (VIDEO)

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Channing Tatum përfundon në spital: “Kjo sfidë do të jetë e vështirë”

Channing Tatum përfundon në spital: “Kjo sfidë do të jetë e vështirë”

04/02/2026
NFL/ Gati për finalen e Super Bowl, Patriots sfidon Seahawks 11 vite pas duelit të fundit

NFL/ Gati për finalen e Super Bowl, Patriots sfidon Seahawks 11 vite pas duelit të fundit

04/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al