• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/11/2026
Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja shqiptare ka dhënë një tjetër arsye për të besuar, duke arritur objektivin në Ligën e Kombeve dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes.

Tashmë vëmendja zhvendoset te ajo që e pret Shqipërinë në rrugën drejt Europianit 2028, te puna e bërë deri më tani dhe te mundësitë që ka kjo skuadër për të ecur edhe më përpara.

Legjenda e futbollit shqiptar, Vasil Ruci, bëri analizën e tij për kombëtaren, në intervistën e dhënë për Sport Neës në Neës 24.

Kishte shumë dilema mbi trajnerin Maran. Në shijen tendë, çfarë mendimi ke krijuar tani për teknikun italian, a na përshtatet?

Ky trajner është i nivelit tonë. Ky trajner di që të përshtasë lojtarët e duhur në fushë, besoj se më i mirë nga ky nuk do përshtatej thjeshtë.

Kemi ende shijen e freskët të Sylvinho-s. Është krijuar dhe një debat në rrjet, me tifozët që krahasojnë dy trajnerët, madje janë përfshirë në deklarata publike edhe lojtarë si Ismajli. Ju si mendoni,  Sylvinho apo Maran, kush qëndron më lart, kush i përshtatet më mirë Shqipërisë?

Sylvinho bëri në fillim mirë, por e mbylli keq. Ka bërë shumë gabime, nuk e di pse arriti deri aty.

Ndoshta në miqësore ishte thjeshtë lexim i lojës tonë. Ky që kemi ne, di të marrë pikë dhe kjo më pëlqen.

Një diferencë e madhe mes të dyve, është “faktori” Muçi. Sylvinho nuk e kishte në plan, ndërkohë Maran e ka vendosur në qendër të projektit. Di që ju keni një simpati të veçantë për Muçin? Si e ke parë në këtë rol të ri, pra në rolin e liderit?

Dy vjet më përpara, thoja që nëse luan Muçi, do fitojmë. Muçi është talent. Po bëj një krahasim, një Roberto Baggio i dytë, një ekipi kombëtar i duhet një lojtar si ky. Nuk do jetë lider, por i domosdoshëm.

Si një ish sulmues klasi, duka një koment, çfarë mendove kur Muçi realizoi atë super gol ndaj Finlandës, cila ishte gjëja e parë që të shkoi ndërmend?

Unë dua ta përshkruaj kështu, është një koordinim me simfoni me inteligjencë sportive. E krahasoj me golin e Van Basten kundër Gjermanisë.

Profesor, keni në dispozicion edhe lojtarë si Broja, Bajrami, Mehmeti, të tre të pa grumbulluar. Kemi edhe lojtarë si Shpendi etj. A mund të ndryshojë sërish faza ofensive, apo tani Maran e ka të konsoliduar në kokë formacionin e tij tipik. Ju kë do preferonit. Cili është sulmi yt ideal?

Nuk kemi luksin që të humbasim lojtarë. Sot sulmuesit janë me pikatore. Dua të bëj vërejtjen, nëse Manaj do luante me shpinë nga porta, do filloja ta dashuroja. Broja doja ta shikoja Ëinger nga e majta. Kjo është shija e ime. Do doja që Daku të kishte minuta.

Flasim shumë për Muçin, por, po kaq i rëndësishëm është edhe Rey Manaj, shënon në mënyrë konstante, ngjitet në kuotën e 15 golave, besoj rekordi i Bogdanit është vetëm çështje kohë. Me shaka, themi që aq shumë e dëshiron këtë rekord sa kërkon llogari edhe kur shënon Hysaj…

Lojtari duhet të mos niset nga rekordet. Kur nisesh me idenë për të thyer rekorde, bëhesh egoist. Manaj të heqë mendjen nga rekordet, pasi vetëm kështu i shërben ekipit kombëtar.

Muçi, Manaj etj, janë pa diskutim disa nga pikat e forta të Kombëtares. Po ku çalojmë, ku duhet të përmirësohemi, cila është pika e dobët në këto momente që flasim?

Ma gjeni një tjetër që të zëvendësojmë këtë të madhin. Lojtarin nuk e nxjerr mosha, por përformanca. Mos harrojmë se ka ndeshje të vështira para. Pa gjetur ekip nuk vazhdon dot Hysaj.

Vendi i parë në Grupin C1 na siguroi vazon e tretë në shortin e kualifikueseve të “Euro2028”. Minimalisht do të kemi 2 rivalë të fortë. A është gati Shqipëria për t’u përballur me ekipe “big”. A jemi pjekur mjaftueshëm sa për ta vendosur Evropianin si objektiv fiks në çdo edicion, fundja flasim për Shqipërinë, një vend të vogël.

Futbolli është rivalitet, në konkurrim hyn i dobëti dhe i forti. Ai që është më racional, fiton edhe me ekipe të mëdha kombëtare. Futbolli është me konkurrim, kush fokusohet unë besoj se do jemi të aftë të përballemi me këdo. Nuk ka më ekipe të mëdha.

Një rival i mundshëm i Shqipërisë mund të jetë edhe Kosova, nëse i merr një pikë Irlandës sot në mbrëmje do pozicionohej në vazon e dytë. Do e preferoje Kosovën si rival në kualifikueset e “Euro2028”?

Në asnjë mënyrë nuk do e doja Kosovën, pasi nuk do ndërronim dot bluzën në fund. Kam një shtesë, është bërë një projektligj për sponsporizimet, dua t’i tërheq vëmendjen atyre që shkojnë në stadium, duhet të hynë nëpër studio dhe televizione për të treguar për futbollin shqiptar. Si ka mundësi, kryesia e FSHF, ndjek vetëm kombëtaren dhe nuk hyn në çështje që kanë të bëjnë me futbollin shqiptar.Duhen korrigjime.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17/11/2026
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus pas lojtarit të Monacos, Zhegrova përfshihet në operacion?

17/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24

17/11/2026
Kosova në prag, portieri i Irlandës: Do jetë ndeshje e madhe, shpresoj te rezultati pozitiv
Sport

Kosova në prag, portieri i Irlandës: Do jetë ndeshje e madhe, shpresoj te rezultati pozitiv

17/11/2026
“Bujari dhe Manjola ndjekin thuajse çdo ndeshje”, në Gjermani nuk ndalen elozhet për Grudën. Klopp: O perëndi sa mirë luan!
Sport

“Bujari dhe Manjola ndjekin thuajse çdo ndeshje”, në Gjermani nuk ndalen elozhet për Grudën. Klopp: O perëndi sa mirë luan!

17/11/2026
Te Trabzonspor “kryqëzojnë gishtat”, të shqetësuar për gjendjen e Muçit – Balkanweb.com – News24
Sport

Alarm në Turqi! Të gjithë në pritje të Ernest Muçit pas supergolit me Kombëtaren – Balkanweb.com – News24

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Muçi si Roberto Baggio, Shqipëria mund të përballet me këdo (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

17/11/2026
UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-17 2027/ Shqipëria siguron raundin e dytë në League A, kuqezinjtë mbyllin grupin në vendin e dytë

17/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al