• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mundësi e re për turizmin kulturor, miratohet vendosja e tabelave informative në sitin arkeologjik të Komanit

11/09/2017
Mundësi e re për turizmin kulturor, miratohet vendosja e tabelave informative në sitin arkeologjik të Komanit

Në mbledhjen e saj të fundit KKR ka miratuar projektin për “Vendosjen e Tabelave Informative” që mundësojnë vizitën e sitit Arkeologjik të Komanit. Përmes këtij vendimi promovohet “Kultura e Komanit” si dhe ajo e peizazhit natyror dhe zonës përreth saj,  nëpërmjet realizimit të shtigjeve të ecjes me këmbë nëpër Qytezën e Dalmaces, në Koman (Bashkia Vau  Dejës), shenjimit të tyre dhe regjistrimit me GPS.

Ky  destinacion i ri është një mundësi mjaft e mirë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe atij të aventurës, duke bërë të mundur njohjen e një prej thesareve të tjera të trashëgimisë kulturore në Shqipëri si dhe pamjet spektakolare që të ofron natyra. Gjithashtu ky sit arkeologjiko-natyror është edhe një mundësi për zhvillimin ekonomik e social të zonës, e cila mbart tradita karakteristike.

Gjithsej janë 8 shtigje të cilat mund të bëhen të gjitha bashkë, përreth sitit arkeologjik.

Shtigjet e realizuara me GPS si edhe të shenjuara gjatë gjithë gjatësisë së tyre do t’i drejtojnë turistët në vendbanim duke u dhënë kënaqësinë e vizitave në kishat, banesat, punishtet, nekropolin si edhe të natyrës përreth.

Në fillim të sitit, në vendbanimin kryesor dhe në fund të sitit arkeologjik vendosen tri  tabela të mëdha informative, të cilat tregojnë shtigjet si edhe historinë që e shoqëron këtë  mrekulli të trashëgimisë sonë kulturore.

Përgatitja e informacionit në tabela është  hartuar nga arkeologia Etleva Nallbani, drejtuese e Misionit Arkeologjik Francez, ndërsa përpunimi i shtigjeve në GPS në hartë është bërë nga Sabah Seferaj dhe ekspertë të tjerë të Shoqatës COSPE, në Shkodër.

KOMANI – është një nga vendbanimet mesjetare më të rëndësishme të Shqipërisë, rreth 60 km larg nga Shkodra në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Zbulimet e varrezës mesjetare të Komanit, më e madhja e gërmuar deri tani në Shqipëri i kanë dhënë emër “Qytetërimit Mesjetar të Komanit” në territorin shqiptar dhe më tej në Ballkanin Perëndimor. Komani përmendet në relacionet e priftërinjëve françeskanë që nga mesi i shek.19 dhe nga shumë udhëtarë të huaj që vizituan Shqipërinë. Gërmimet e para në varrezën e Dalmaces u realizuan në vitin 1898 nga ish-konsulli francez në Shkodër, Alexandre Degrand. Rëndësia historike e vendbanimit të Koman ( Dalmace) dhe pasuria e madhe arkeologjike e tij, bën që me vendim të Këshillit të Ministrave të datës, 22/09/2015 i gjithë territori prej 100 ha të vihet nën mbrojtje të shtetit shqiptar, i kategorizuar në zona të mbrojtura A dhe B. Vendbanimi arkeologjik është i vizitueshëm vetëm me këmbë.

 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al