Kryeministri Edi Rama njofton përmes një statusi në rrjetin social Facebook se sot është çelur thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve.
“Kjo është një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës”, shkruan shefi i qeverise.
POSTIMI
THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot😊
Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës👍 Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015😉
#PaktipërUniversitetin🤝
#ShqipëriaqëDuam☀🇦🇱










