“Jeta ime universitare” titullohet libri me autorët italianë Mauro Geraci dhe Sermonette Ceglie të cilët udhëtuan nga Italia në Gjirokastër, pikërisht për promovimin e tij. Një studim bazik mbi Musine Kokalarin, është shkruar në faqet e këtij libri ku është speguar nga autorët e tij. Banesa Kadare, ishte zgjedhur për të shfletuar disa pjesë nga ky libër i cili mbart në vetvete, disa pjesë jete ende të pazbardhura të Musine Kokalarit kohën kur ka qenë me studime në Romë.
Mauro Geraci njëri prej autorëve të këtij libri shprehet se Musineja ka një karakter personal. Ajo ka studiuar në të njëjtin universitet ku kam studiuar unë në të njëjtin qytet, ka banuar në një shtëpi që ende edhe sot banohet nga disa miq e të afërm të mij pra janë korrenspodenca të karakterit personal.
Ndërsa gjëja që më ka bërë përshtypje për shkrimtaren dhe veprën e saj letrare, është sesi ajo arrin të jetë në të njëjtën kohë e fortë, militate nga këndvështrimi sentimentalo-politik dhe në të njëjtën kohë e ëmbël. Poezia është e ëmbël shumë e rafinuar. Ajo ndalet tek dhimbjet e grave që nuk mund të dilnin nga shtëpia, madje flet edhe për gratë fantazma që vështronin pas dritareve të banesave të Gjirokastrës dhe që nuk mund të dilnin përpara se të martoheshin.
Poezia e Musinesë është denoncuese, ajo nuk ka një vizion ilirik sentimental apo triumfues të kulturës popullore shqiptare sic e kishin autorët e Rilindjes apo të apostujve të Rilindjes Shqiptare. Por ajo në fakt nga bota popullore, denonconte mjerimin, varfërinë, urinë, vuajtjen, raportin me pushtetin një poezi shumë shoqërore, pjesa tjetër është e lidhur me poezinë e letërsinë e mjeshtërve të tillë si Migjeni, Enrest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci. Këta janë poetët e saj të referimit. Një letërsi etnografike dhe veprat e saj janë njëkohësisht vepra letrare dhe vepra shkencore.
Është një dokumentim etnografik. Ndërsa Sermonette Ceglie bashkëautore e librit “Jeta ime universitare”, shprehet se jeta universitare e Musine Kokalarit, nuk tregon vetëm jetën e saj në Romë. Gjithcka shihet përmes syve të saj. Ky libër është pasqyrë e shpirtit të saj, është një shkrim i thjeshtë dhe shprehës. Kur dikush e lexon dhe bie në kontakt me shkrimin e saj, ai ndjehet Musine dhe në fund kupton që është një reflektim për jetën e saj. Në aktivitetin e sotëm ka qenë e pranishme ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe familjarë të Musine Kokalarit.
Zonja Kumbaro përvecse falenderoi autorët e librit për Musinenë, dha sqarime edhe për simbolikën e celjes së dosjes së parë të Sigurimit të Shtetit për Musine Kokalarin, si dhe dha lajmin e rehabilitimit të banesës Kokalari e cila sipas saj, do të jetë një bashkëpunim mes familjes Kokalari dhe ministrisë që ajo drejton. Aktiviteti i sotëm u organizua në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së disidentes Musine Kokalari ku organizotare ishte Ministria e Kulturës dhe Konsullata e Nderit të Italisë në Gjirokastër./report tv