• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot. Plumbat mbi trupin tënd na kanë vrarë të gjithëve

14/03/2023
Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot. Plumbat mbi trupin tënd na kanë vrarë të gjithëve

Nga Klodiana Lala

Mimoza Paja u qellua pa meshire nga nje dore kriminale mbremjen e se dieles ne zonen e Don Boskos ne Tirane. Nje masaker e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbeses 10-vjecare teksa therriste nenen, tronditen zonen. E vogla mbeti e lenduar nga ciflat e xhamave qe u shperndane nga plumbat e armeve. Ndersa Mimoza, 60 vjece gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne deren e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronesi te nje emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati! Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze. Moza sic e therrisnin te gjithe kishte patur nje jete te veshtire. Te trishte. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vellai mbeten jetime. U rriten me shume veshtiresi.

Ajo sikurse dhe motra e vellai krijuan jeten e tyre. Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djale. Dukej sikur gjithcka ne jeten e saj po shkonte me se miri. Por jo. Humbja e vellait te vetem do ta trondiste shume. Dhimbje qe nuk e kaloi kurre. “Ah sa vuajti” kujton mes lotesh nje e aferme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndersa u zhvendos me qira vetem 10 metra larg lokalit ku u qellua per vdekje.

‘Si ua beri zemra ta qellonin- vijon me tej e afermja- per buken e gojes punonte’. Moza eshte viktima e radhes e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilet nuk kursejne askend. Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesen, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prinderve dhe marteses se nenes me nje shqiptar te Kosoves. Ate grua qe mbylli syte me nje peng te madh, qe la pas nje vajze te vogel qe me gjase sdo mundet ta harroje kurre tragjedine qe I ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku. Mimoza, na fal qe ste mbrojtem dot.

“Hengshit kokat’, tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte per ty. Sepse ti meritoje respekte vemendje.
Mimoze na fal! Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nese shteti do e kishte kycur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle. Ai u lirua. Drejtesia i mbylli syte, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kerkim per masakren te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Se shpjegoj dot si mundi te dale. Sepse ai u arrestua per nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh.  Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e prane teje rrinte mbesa jote. Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve. Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot! Te gjithe jemi fajtore.

Related Posts

Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Tragjedia në Durrës, pezullohen drejtuesit e policisë, nisin hetimet

04/05/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset një grua

04/05/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

I dehur në timon, arrestohet shoferi në Gjirokastër

04/05/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede

Baraspeshë në tre ndeshjet e mëparshme të Superiores, tek Egnatia debuton trajneri Nevil Dede

05/05/2026
“Kur ofendimi vjen nga balta…” – Anxhela Peristeri reagon pas deklaratës së Olës ndaj Arbana Osmani

“Kur ofendimi vjen nga balta…” – Anxhela Peristeri reagon pas deklaratës së Olës ndaj Arbana Osmani

05/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al