• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Na ndiq dhe mos bëj skena. Fike celularin se ka kamera televizive’, çfarë i thanë policët pilotit që ka zemëruar Greqinë

18/06/2021
‘Na ndiq dhe mos bëj skena. Fike celularin se ka kamera televizive’, çfarë i thanë policët pilotit që ka zemëruar Greqinë

Paraditen e djeshme, mediat greke raportuan se kishte zhvillime të rëndësishme sa i përket dosjes për vrasjen e 20-vjeçares britanike, Caroline Crouch.

I shoqi i saj, Babis Anagnostopoulos ishte marrë me helikopter për t’u dërguar në zyrat e policisë kriminale. Fillimisht u raportua se policia ishte pranë arrestimit të autorit, për të cilin mediat greke kishin spekuluar gjerësisht se bëhej fjalë për një grabitës të dhunshëm me origjinë shqiptare. Pak orë më vonë u zbardh skenari. Babis Anagnostopoulos ishte vënë në pranga për vrasjen e të shoqes, britanikes Caroline, një krim që tronditi jo vetëm Greqinë.

Mediat kanë zbardhur detaje se çfarë ka ndodhur nga momenti kur Babis u shoqërua me helikopter. Policët iu afruan atij dhe i thanë se duhej të vinte me ta, pasi kishte zhvillime të rëndësishme.

Më pas i thanë se duhej të fikte celularin. “Mos bëj skena pasi ka shumë kamera televizive,” i thanë policët. “Kemi arrestuar një të dyshuar në aeroport dhe ti duhet ta identifikosh”, shtuan ata.

Mamaja e 20-vjeçares e pyeti se ku po shkonte dhe ai tha se duhej të identifikonte të dyshuarin e arrestuar. Mes tyre pati një përqafim të gjatë dhe lot.

Babis nuk e dinte se pak orë më vonë do i vendoseshin prangat dhe ai do rrëfente krimin e rëndë. Ai pranoi se e vrau gruan e tij duke e mbytur me një rrobë në gojë. Më pas mbyti edhe qenin për të krijuar idenë se kishte ndodhur një grabitje e dhunshme.

Babis, një pilot 33-vjeçar, kishte ndërtuar një plan që u rrëzua plotësisht nga gjurmuesi i fitnesit që mbante në dorë Caroline. Ai tregonte se zemra e saj kishte pushuar shumë përpara se të ndodhte ‘grabitja’ e supozuar.

Të dhënat nga telefoni i Babis tregonin se ai kishte lëvizur shpesh nëpër shtëpi gjatë kohës kur kishte deklaruar se grabitësit e kishin lidhur në krevat.

Edhe të dhënat e kamerave të sigurisë ishin hequr përpara se të ndodhte krimi i pretenduar nga Babis.

Ky i fundit u detyrua të pranojë krimin pas tetë orësh në pyetje. Ai tha se e kishte vrarë të shoqen pasi ajo e kishte kërcënuar se do e linte dhe se do i merrte me veten edhe fëmijën.

Policia greke tha se ata kishin dyshime për Babis që në momentin e parë kur e panë. Ai dukej shumë i ftohtë në deklarimet e tij.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…

22/05/2026
Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën

Single apo në një lidhje? Gjesti zbulon të vërtetën

22/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al