• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Na ranë të fikët në Tepelenë kur mësuam për vrasjen e djalit’, rrëfimi prekës i nënës së Marvi Mihalit

03/08/2017
‘Na ranë të fikët në Tepelenë kur mësuam për vrasjen e djalit’, rrëfimi prekës i nënës së Marvi Mihalit

Ditën e djeshme është dërguar për në banesën e fundit 22-vjeçari, Marvi Mihali, i cili u vra pasi u godit me thika pranë stadiumit Dinamo pas një sherri banal për një karikues telefoni, pasi kishte blerë një telefon nga një person tjetër. 

Mes lotësh dhe dhimbjesh nëna e 22-vjeçarit, Mira Mihali ka treguar për “GSH”, se lajmin për vdekjen e djalit  e ka marrë vesh  teksa ishte nisur me bashkëshortin e saj drejt Tiranës.

Meraku i saj i fundit për të birin ishte të vishej me një kostum, e të përcillej në banesën e fundit si një dhëndërr që s’arriti të bëhej kurrë.

“Unë dhe bashkëshorti ishim me pushime në Sarandë. Rreth orës 22:00 të së hënës e mora Marvin në telefon. E pyeta: ‘Marvi, ku je?’. Ai më tha se ‘jam në lokal duke pirë kafe’. I thashë: ‘Është vonë, të keqen mami, kthehu në shtëpi’. Ndërsa, djali më tha: ‘Të lutem, mami, mos më trajto si fëmijë’. ‘Mirë, të keqen mami. Më fal’. Kjo ishte biseda e fundit me tim bir”, – tha Mira Mihali. Vetëm pak minuta më pas, një telefonatë u ka ngrirë gjakun bashkëshortëve Mihali. “Marvi është aksidentuar”! Menjëherë prindërit e 22-vjeçarit janë nisur në Tiranë, por rrugës, në Tepelenë ata kanë mësuar lajmin e kobshëm për vrasjen e të birit.

Po udhëtonim drejt Tiranës me tim shoq, kur në Tepelenë dëgjuam në radio lajmin për vrasjen e djalit. Ishte e pamundur të vazhdonim më rrugën pasi na ra të fikët. Erdhi vëllai im nga Tirana dhe na mori në Tepelenë”, – tha nëna e viktimës, ndërsa shpërtheu në lot. Përmes ngashërimeve, ajo tregoi edhe për dhuratën që i kishin bërë Marvit, pasi këtë vit kishte mbaruar Bachelor-in në universitetin “Luarasi”. “I blemë djalit një makinë, por nuk e gëzoi”, është shprehur nëna e djalit.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al