Tirana nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në javën e tretë të Abissnet Superiore. Sfida me Vorën do të luhet pa praninë e tyre në stadiumin “Selman Stërmasi”, për shkak të dënimit nga Disiplina pas ngjarjeve në Elbasan në edicionin e kaluar.
“KF Tirana njofton të gjithë tifozërinë bardheblu dhe opinionin sportiv se, në zbatim të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, klubi është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.
Për rrjedhojë, ndeshja e ardhshme që KF Tirana do të zhvillojë në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium.
Na vjen keq që skuadra do të duhet t’i zhvillojë këto ndeshje pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të tifozërisë sonë, e cila ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e identitetit, historisë dhe forcës së KF Tiranës. Pa ju në tribunë. Me ju në fushë”, shkruan Tirana.
Bardheblutë ndërkohë do i kthejnë tifozët në sfidën e ardhshme si pritës. Pikërisht në takimin ndaj Elbasanit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






