• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nard Ndoka: Kisha një marrëveshje me Bashën, na futi në një grackë e na la aty! Strategët izraelitë, jashtë realitetit

18/05/2021
Nard Ndoka: Kisha një marrëveshje me Bashën, na futi në një grackë e na la aty! Strategët izraelitë, jashtë realitetit

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka shprehet shumë i zhgënjyer nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Zgjedhjet e 25 prillit po dëshmojnë çdo ditë që ishin zgjedhje të trukuara, të manipuluara. Kjo ka krijuar një klimë jo pozitive për vendin dhe politiken shqiptare në tërësi”, u shpreh ai për emisionin ‘Breaking’.

Sipas Ndokës, opozita me shumë gjasa nuk do t’i njohë këto zgjedhje, ku sipas tyre janë blerë votat. Ndoka shtoi se tani po del se zgjedhjet edhe janë manipuluar.

A i druheshit faktit se mund të fitonte Partia Socialiste me këtë rezultat?

Kam qenë mjaft dyshues dhe dyshimet e mia i kam thënë herë pas here. Ne jemi përballur më një kundërshtar problematik. Rama e kishte bërë publik parashikimin e tij edhe me blerjen e votës. Ai i ka deklaruar më herët.

Opozita nuk e mori shumë seriozisht, pasi kishte një frymë qytetare e një dëshirë për ndëshkim të kësaj mazhorance. Opozita pati problemet e veta, e kjo është e padiskutueshme. Pati një lloj euforie në këtë përballje, e kjo na kushtoi.

Mazhoranca përdori administratën, përdori fondet publike në fushatë, përdori parave e tërmetit. Rama u la i lirë nga opozita para fushatës elektorale.

Edhe pse nuk morët mandatin në këto zgjedhje, jeni një nga ato figura politike që nuk keni reaguar ndaj Bashës.

Kam pakënaqësi dhe zhgënjim nga Basha. Kisha një marrëveshje zyrtare me Bashën dhe të firmosur edhe nga gjashtë parti të tjera.

Unë e kam mbështetur Bashën për 8 vite në opozitë, në të gjitha kauzat. Dorëzova mandatin. Pata një lloj zhgënjimi që nuk e respektoi marrëveshjen në momentin e fundit.

Na futi në një grackë e na la aty. Unë gjykoj se zoti Basha e ka sot epërsinë, edhe pse ka marrë një goditje, edhe pse ka gabime. Është futur në një terren të minuar.

Politika shqiptare ka të papriturat e veta. E nxirrte opozitën fituese kompania që i vinte nga pas Bashës. Ajo kompani ishte jashtë realitetit, e si pasojë edhe opozita doli jashtë realitetit.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al