Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori korçar.
Sotiraq Çili lindi ne Korçe, me 15 mars te vitit 1942.
Mbaroi Institutin e Larte te Arteve per aktor dhe per shume vite ka qene aktor i teatrit “A.Z. Çajupi” te Korçes.
Ka lujatur role te ndryshme, por kontributin e tij me te dukshem e ka ne kinematografi i aktivizuar ne rreth 15 filma, nder te cilet: Prita, Montatorja, Nje udhetim i veshtire, Tomka dhe shoket e tij, Gjeneral Gramafoni, Pas gjurmeve, Vjeshte e nxehte e 41-shit, Kush eshte vrasesi, Rikonstruksioni, Kronike e nje nate etj.

Loja e tij, pergjithesisht, eshte e thjeshte, me nje natyrshmeri qe synon te zbuloje sjelljet organiek te personazheve, ndonese ne momente turbullirash e merish gjasat per me shume dramacitet parapelqehen prej tij te anashkalohen.









