• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Tepelena

29/12/2017
Ndahet nga jeta mjeku i njohur nga Tepelena

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak, doktor Arben Runa. Kirurgu Arben Runa ndërroi jetë pas një beteje dy-vjeçare me sëmundjen e tij në mushkëri. Arben Runa ishte një mjek i talentuar, një poet dhe rrëfimtar i rrallë dhe një njeri i mençur qe diti ta bëjë siç donte jeten e tij. Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe sherbeu deri ne fund si kirurg pranë Spitalit ushtarak në Tiranë. Ai kishte po ashtu plot pasione per letersine dhe eshte autor i disa cikleve të arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar në vitet 90.

Arben Runa u lind në Nivicë, Tepelenë më 31 Janar 1960 si një pasardhës i denjë i familjes së madhe Runa. Ulsi Runa është mësuesi i njohur i Nivicës, I cili ka dhënë kontributin për arsimin shqip deri në Kosovë në vitin 1945 1948. Arbeni mbaroi arsimin e mesëm mjekësor në Vlorë dhe pas një ndërprerje disa vjeçare, për shkak të problemeve biografike, arriti të fitoj të drejtën e studimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1984.

Ai mbaroi fakultetin me rezultate shumë të mira, dhe pas një periudhe stazhi si mjek në Spitialin e Tepelenës dhe zonat përreth, ai u rikthye në Tiranë për specializim, në degën e Traumatologjisë. Prej vitit 1993 ai punoi si mjek pranë klinikës mjekësore qeveritare, detyrë që e vazhdoi deri në vitin 2005.

Në vitin 2005 ai u emërua Nëndrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor ku qëndroi deir në vitin 2007. Më pasi ai drejtoi për tri vite një spital privat në Durrës për t’u kthyer më në fund në Spitalin ushtarak si kirurg në vitin 2010, ku kishte dhe ëndrrën e tij.

Arbeni përveç mjekësisë, kishte një pasion të madh letërsinë dhe publicistikën. Qysh kur ka qenë student, ai ka botuar një numur ciklesh me poezi dhe tregime kryesisht në gazetat “Studenti” dhe “Zëri I Rinisë” dhe më pas herë pas here reportazhe dhe artikuj publicistikë në gazetat e pas vitit 1990 kryesisht në gazetën Tema. Ai ka pasur një familje të mrekullueshme me Adën prej vitit 1992 dhe kanë dy fëmijë Bjornin dhe Fionën, të cilët po shkollohen në Kanada, fal vullnetit të tij për të sakrifikuar për arsimin e fëmijëve

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

25/12/2025
Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al