• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndahet nga jeta skulptori gjirokastrit, duararti Stefan Papamihali

15/06/2017
Ndahet nga jeta skulptori gjirokastrit, duararti Stefan Papamihali

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare të skulptorit Stefan Papamihali, një artist gjirokastrit me talent të jashtëzakonshëm, artist që i ka lënë gjurmët e daltës së tij në dhjetëra vepra monumentale, shumë prej tyre vendosur në mjedise të hapura të vendlindjes së tij Gjirokastrës.Skulptori i Merituar Stefan Papamihali do të kujtohet për talentin dhe fantazinë e tij të hapur dhe vepruese, për kreativitetin dhe përkushtimin artistik për tu larguar nga skematizmi i imponuar në krijimtarinë e tij dhe në artin shqiptar.

Duke krijuar për vite të tëra në një mjedis të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore, Stefan Papamihali me përkushtimin e tij ndaj artit u çlirua duke i dhënë vetes më shumë liri vepruese artistike.Artisti novator Stefan Papamihali, ka lindur në vitin 1945 në Gjirokastër dhe ka jetuar në këtë qytet deri sot në ditën e fundit kur krejt papritur u nda nga jeta.Ai ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e arteve figurative të çelura në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurativë dhe ato të çelura në Gjirokastër, ndërkohë që ka çelur shumë ekspozita vetjake dhe me bashkautor duke skalitur me duart dhe fantazinë e tij dhjetëra vepra monumentale, kompozime, portrete, relieve të frymëzuara nga historia, nga jeta e personaliteteve historike, nga natyra dhe “perandoria” e gurtë e Gjirokastrës.

Bashkëkohës, bashkëpunëtor dhe mik me disa nga personalitetet me të spikatura të artit shqiptar, Mumtaz Dhrami, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Bashkim Ahmeti, Ksenofon Kostaqi, Kristaq Rama, Janaq Paco, Shaban Hadëri, Stavri Cati, Jorgo Mici, Pëllumb Puci, Viktor Zhusti, etj, Skulptori i Merituar Papamihali me krijimtarinë e tij artistike, hyn në galerinë e më të mëdhenjve në artin e skulpturës dhe me siguri do të këtë vendin e tij në historinë e artit shqiptar. Ai bëri pjesë në grupin e artistëve që krijuan skulpturën monumentale shqiptare.

Ai realizoi një numër të madh veprash monumentale, por ato që do të mbeten në historinë e skulpturës më të spikatur monumentale shqiptare janë “Obelisku i Dritës Arsimorë” realizuara në bashkëpunim me skulptorët Mumtas Dhramin dhe Ksenofon Kostaqin dhe “Partizani”, vendosur në qendër dhe në hyrje të Qytetit Muze të Gjirokastrës.Por ai lëvroi gjatë gjithë jetës së tij të gjitha zhanret e arteve vizive, që nga skulptura epike, lirike, dekorative, grafika, skenografia, gdhendja në gur, qeramika, mozaikët, etj. që u aplikuan dhe qëndrojnë të ekspozuara në disa ambiente të hapura urbane, galeri arti dhe mjedise social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse shumica të realizuara nën një censurë të rrepte, në këtë krijimtari të gjerë, ai realizoi vepra me vlera të veçanta artistike.

Në këtë ditë të trishtë të ndarjes me mikun tim Stefan Papamihali, kujtoj me mallëngjim disa vlerësime të kolegut dhe mikut të tij Skulptorit të Popullit Mumtas Dhrami; “Stefani është artist i vërtetë, është me plot gojën skulptor i talentuar Ai nuk skalit thjesht, ai krijon me një talent dhe fantazi të jashtëzakonshme”.Ikja e papritur e artistit të talentuar Stefan Papamihali është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për Gjirokastrës, por për vetë artet figurative dhe veçanërisht skulpturën në Shqipëri.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al