Një 31-vjeçar nga Dibra është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi është kapur në Kakavijë duke tentuar të kalojë kufirin drejt Greqisë në mënyrë të paligjshme.
“Më datë 24.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V.M, vjeç 31, banues në Dibër, pasi dsyhohet se në afërsi të Kakavijës, ka tentuar të kaloj kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm nga Greqia në Shqipëri, i cili më datë 01.12.2017, ka kaluar kufirin nga Konispoli. Neni 297 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.









