Policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar një shtetas palestinez, i cili rreth orës 08:30 të datës 12 dhjetor, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm nga Greqia në Shqipëri. Ai u kap në vendin e quajtur ‘Posta e Mullirit’. Në përfundim të intervistimit palestinezi u dërgua në Qendrën Kombëtare të Pritjes së të Ardhurve në Babrru të Tiranës.









