Një 50-vjeçar nga Gjirokastra është kallëzuar në Prokurori. Sipas policisë, shtetasi A.Zh akuzohet për ‘vjedhje’, si dhe për ‘ndërhyrje të padrejta në jetën private’, përmes vendosjes së aparaturave regjistruese dhe publikimi i të dhënave që ekspozojnë aspekte të jetës private së një personi pa pëlqimin e tij. Në njoftimin për media policia e Gjirokastrës nuk jep më shumë të dhëna rreth ngjarjes, ndërsa çështja është referuar në organin e akuzës.
© ArgjiroLajm.net