• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërprerja ndihmon Luftëtarin, klubi përgatit abonimet për tifozët

04/10/2017
Ndërprerja ndihmon Luftëtarin, klubi përgatit abonimet për tifozët

Stafi teknik po përfiton nga ndërprerja e kampionatit për të rritur parametra fizikë, ndërsa klubi ka gati abonimet vjetore për tifozët   

Gëzim Beqiri

Duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit, stafi teknik i Luftëtarit ka programuar një tjetër plan stërvitjeje, duke i kushtuar më shumë kohë përgatitjes fizike. Për më shumë se 30 minuta, futbollistët kalojnë në përgatitjen atletike, të drejtuar nga përgatitësi atletik Kostas Koltsidas. Mbas kësaj, futbollistët janë ndarë në dy grupe, duke vepruar në dy pjesët e fushës. Nën urdhrat e trajnerit Fernandez dhe grupi tjetër i drejtuar nga Luis Curbelo, pothuajse kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. Kjo ndarje është praktikuar edhe në ditët e tjera të stërvitjes, me qëllimin që futbollistët të veprojnë sa më aktivisht. Nga mungesa e përgatitësit të portierëve, F.Kristidhit, i cili është ndihmëstrajner dhe i grumbulluar në ekipin kombëtar U-17, fillimisht katër portierët kanë marrë udhëzime nga një prej trajnerëve, Luis Curbelo, dhe më pas kanë vepruar në mënyrë të pavarur.

Do të mungojë këto ditë në stërvitje futbollisti Kristal Abazaj, i grumbulluar me kombëtaren e 21-vjeçarëve, ndërkohë që edhe Toledo është stërvitur veç grupit, për shkak dëmtimi në takimin me Flamurtarin. Përpara fillimit të stërvitjes është biseduar për disa minuta midis stafit teknik në mesin e fushës për ndeshjen e javës së kaluar, ku Luftëtari barazoi pa gola në Vlorë me Flamurtarin. Më shumë, ai që përherë është më aktiv në marrëdhëniet me futbollistët, Curbelo, përveç përgëzimeve, ka theksuar se ndaj Flamurtarit duhej të evitoheshin disa gabime elementare, sidomos në qarkullimin e saktë të topit në mesfushë.

ABONETË – Klubi i Luftëtarit ka vendosur që këto ditë të shpërndajë biletat hyrëse në stadium, në formën e një aboneje, për të gjithë të interesuarit, që do të ndjekin ndeshjet e Luftëtarit në Gjirokastër. Me një çmim të arsyeshëm do të fillojë që këtë fundjavë shpërndarja e tyre. Praktikohet për herë të parë në Gjirokastër dhe përveçse do të ketë më shumë shikues në stadium, ata do të jenë edhe më shumë në mbështetje të skuadrës, qoftë edhe me një sjellje korrekte. Rrethimi i stadiumit i jep më shumë seriozitet dhe “detyron” sportdashësit ta ndjekin ndeshjen nga brenda rrethimit. Për këtë qëllim, do të plotësohen të gjitha shkallët me ndenjëse plastike për të përballuar numrin e tifozërisë jo vetëm vendase, por edhe kur vijnë nga qytetet e tjera. Edhe për tribunën VIP do të ketë të abonuar vjetorë. Aboneja do të ketë shumë elementë sigurie dhe shpërndarja e tyre do të fillojë disa ditë para ndeshjes që Luftëtari do të zhvillojë në Gjirokastër javën e ardhshme të kampionatit me ekipin e Kamzës./sportekspres

Related Posts

Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

27/05/2026
Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv
Sport

Milan, Iraola i përzgjedhur prej një muaj. Rangnick për Drejtor Sportiv

27/05/2026
Arkitekti i një Arsenali perfekt, Mikel Arteta zgjidhet trajneri më i mirë në Angli

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë
Sport

Vendimet e disiplinës, dënim shembullor për lojtarin e Vllaznisë

26/05/2026
Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë
Sport

Vendimet e disiplinës, dënim shembullor për lojtarin e Vllaznisë

26/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jetoj jashtë dhe humba punën”, pendesa e mërgimtarit që kërcënoi Alaudin Hamitin

“Jetoj jashtë dhe humba punën”, pendesa e mërgimtarit që kërcënoi Alaudin Hamitin

27/05/2026
Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

Botërori 2027 për vajza/ Sfidat vendimtare ndaj Çekisë & Malit të Zi, trajneri Grima grumbullon 23 lojtare

27/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al