Ndërroi jetë sot në moshën 69 vjeçare një nga penat më të njohura të gazetarisë shqiptare në Maqedoni, Mehmet Latifi. Ai u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, që e mori në një kohë të shkurtër, ndërkohë që kolegë të tij, nga mbarë trevat shqiptare, u kanë shprehur ngushëllimet të afërmëve e miqve. Ai deri në momentet e fundit të ushtrimit të profesionit nuk u ndal duke qenë një reporter, analist dhe publicist i dalluar me shkrimet e tij.
Jetoi e punoi në Strugë, në vendin ku do të prehet përfundimisht. Mehmet Latifi lindi në Preshevë në vitin 1949, kurse tërë karrierën e tij gazetareske e ngriti dhe e kaloi në Strugë. Vdekja e tij paraqet humbje të madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoni.










