Një i moshuar ka ndërruar jetë në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe thotë se paraprakisht rezulton që shtetasi DH.Q, 75 vjeç, banues në fshatin Palokastër, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Sidoqoftë çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net