• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërron jetë shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare

01/07/2024
Shqiptari që na ka mbajtur “me kokë nga perëndimi” në Tiranë

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë Ismail Kadare. Autori më i madh i yni dhe prozatori kolos i letrave shqipe e filloi karrierën së pari si poet e më pas si dramaturg e autor.

Me studime në Moskë dhe miqësitë e gjata ai ishte nga shkrimtarët më të veçantë duke qenë në të njëjtën kohë dhe disident.

Veprat e tij të famshme si “Pallati i ëndrrave” i shpëtuan nën hundë çensurës komuniste duke edhe e kritikuar atë shpesh.

Në fakt Kadare ka qenë shpeshherë çështje debati në opinionin publik sepse shumë zëra shpreheshin se ai dhe i ka bërë temena diktaturës.

Kjo është e pavërtetë. Ai futi një zë të ri në letërsinë shqipe, mjaft të kujtojmë “Uragani i ndërprerë”, monografinë e tij për Migjenin. Madje dhe letërkëmbimet e tij dhe librat me intervista (Ftesë në studio) apo “Nga një dhjetor në tjetrin” kanë vlerë të madhe arkivore.

Ai ishte një person që vulgut i ndenji larg dhe nuk i bëri duart pis me të. Komunizmi as nuk e njëtrajtësoi si njeri dhe nuk e bëri konformist.

Qyteti për të cilin ai kishte dobësi, Parisi, ose “qyteti i dritës” siç e quan ai te libri për piktorin Omer Kaleshi (Arti si mëkat) përvijoi gjithë jetën dhe veprën e tij (Hija).

I krahasuar shpeshherë me Fishtën dhe Konicën megjithatë ai është një zë shumë i veçantë dhe i papërsëritshëm. Ai dhe kur i përmend këto shkrimtarë nuk tregohet asnjëherë patronizues. (Dantja i pashmangshëm).

Kadare luajti një rol për Shqipërinë si Shekspiri me Anglinë siç e thotë dhe ai vetë në një intervistë me Blendi Fevziun, me ironinë që e karakterizonte gjithmonë.

Së fundmi ai ishte nominuar për çmimin “Booker” me veprën e tij të fundit “Kur sunduesit grinden”, çmim që e pat fituar njëherë në vitin 2005.

Nga veprat e tij më të njohura mund të veçojmë « Gjeneralin e ushtrisë së vdekur » dhe poezinë tashmë aq të famshme « Mall ».

Humbja e tij është dhimbje e madhe për të gjithë shqiptarët. Ai lë pas dy vajzat, Besianën dhe Gresën dhe të shoqen Helena Kadare.

Related Posts

Digjet një tjetër biznes në Tiranë
Kryesore

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

14/10/2026
Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar
Kryesore

Reagon Policia e Shtetit: Distancohuni nga dhuna, 14 efektivë të lënduar, 35 persona të ndaluar

14/10/2026
Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës
Kryesore

Peleshi: Subjektet politike të distancohen nga nxitja e dhunës

14/10/2026
Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave
Kryesore

Protesta degjeneron në vandalizëm, u vihet flaka edhe bankave

14/10/2026
QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë
Kryesore

QSUT: 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

14/10/2026
Kryesore

Reagon Mirela Kumbaro: Jam e bindur se studentët nuk mund ta bëjnë kurrësesi shkatërrimin e institucioneve. Kujdesuni për veten dhe mos lejoni që askush t’ju shtyjë drejt akteve të dhunës

14/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reali i madh në Champions, fiton mes spektaklit ndaj Romës, PSG tregon forcat

Reali i madh në Champions, fiton mes spektaklit ndaj Romës, PSG tregon forcat

14/10/2026
VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Liverpool argëtohet ndaj LASK, tripletë e Barcola në Champions

14/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al