Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Xh. S., banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Gj. K., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një shtetase 37 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.