• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndërtohet kamp për refugjatët në Gjirokastër

21/06/2017
Ndërtohet kamp për refugjatët në Gjirokastër

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka ngritur në qytetin e Gjirokastrës një kamp pritës për emigrantët e huaj.

I vendosur midis Gjirokastrës dhe liqenit të Viroi, kampi me 3 kontejnerë ka një kapacitet pritës për 60 emigrantë të përkohshëm, që mund të vijnë nga kufiri me Greqinë.

Nuk dihet sesi do të funksionojë kjo qendër. Nëse do të jetë e mbyllur, me administrim nga Policia e Shtetit, apo do të jetë një qendër për pritjen e përkohshme të emigrantëve. Ky është një projekt i hershëm i IOM-së, kur fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës shënoi kulmin e vet, por ndalesa e tyre në Greqi, duket se ka shtyrë kohën e realizimit të kampit.

Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, mendohet që kampi të funksionojë si vend pritës afatshkutër për klandestinët e huaj që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar. Ndonëse fluksi i klandestinëve, që vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani apo edhe vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ka shënuar rënie krahasuar me një vit më parë, sërish nuk kanë munguar raportimet e policisë për shkelje të paligjshme të territorit shqiptar.

Në vitin 2016 janë regjistruar rreth 700 persona, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, pjesa më e madhe e të cilëve janë rikthyer sërish në shtetin grek. Sipas burimeve zyrtare, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 150 emigrantë, një shifër në rënie krahasuar me vitet e kaluara.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shorti për biletat e ndeshjes Poloni–Shqipëri, të hënën hapen aplikimet për tifozët shqiptarë

Shorti për biletat e ndeshjes Poloni–Shqipëri, të hënën hapen aplikimet për tifozët shqiptarë

13/03/2026
Kaos në Superiore, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kaos në Superiore, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al