Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. K., 82 vjeç, banues në Mashkullorë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.