Valon Ethemi protagonist te Konyaspori, skuadër ku u transferua gjatë merkatos dimërore nga Istanbulspori. Sulmuesi i majtë u fut në fushë në pjesën e dytë në sfidën shtëpiake përballë Hatayasporit.
Takim të cilin Konyaspori e fitoi 2-0. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që vendasit kaluan në avantazh në minutën e 52’.
Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë. Ethemi veproi bukur në krah dhe dhuroi një asist për Ulgun. Ndërkohë, Sokol Cikalleshi e nisi si titullar për Konyasporin, duke regjistruar ndeshjen zyrtare numër 100 me skuadrën e Superligës turke.