• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja me Luftëtarin, vlonjatët hyjnë në fushë me 7 mungesa

06/02/2017
Ndeshja me Luftëtarin, vlonjatët hyjnë në fushë me 7 mungesa

Gentjan Mezani kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme kundër Luftëtarit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i Flamurtarit theksoi se nuk ndihet aspak nën presion nga humbja me Besëlidhjen, ndërsa është i bindur se skuadra e tij do të bëjë autokritikën në takimin me gjirokastritët.

Mezani Flamurtari 2017

“Të gjithë kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje. Ne nuk jemi aspak nën presion, por duam që të bëjmë më të mirën ndaj Luftëtarit. Pra, objektivi që kemi në këtë ndeshje është ta fitojmë me patjetër. Lojtarët janë mobilizuar gjatë këtyre ditëve për të dhënë më të mirën e tyre në stërvitje.

Humbja me Besëlidhjen për Kupë nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi të gjithë jemi përpjekur që ta harrojmë atë ndeshje dhe të shohim përpara. Lojtarët janë shumë mirë edhe nga ana psikologjike, pasi humbja në Kupë është harruar tashmë. Jemi të fokusuar vetëm te takimi me Luftëtarin, ku na duhet të marrim tri pikët”, ka thënë fillimisht Mezani.

Mungesat dhe rivali

Edhe pse sot Flamurtari do të ketë shumë mungesa, Mezani beson te lojtarët që do ta nisin nga minuta e parë.

“Nuk dua që mungesat të shërbejnë si justifikim. Natyrisht që kemi shumë, por unë kam besim te lojtarët që do t’i zëvendësojnë ata që mungojnë. Kemi lojtarë cilësorë dhe kualitete në ekip që do të japin më të mirën e tyre. Pres fitoren, me qëllim që të lëmë pas këtë moment aspak të mirë që na ka shoqëruar këto ditë. I kemi të gjitha mundësitë për të arritur objektivat”, u shpreh trajneri vlonjat, i cili në fund të deklaratës së tij vlerësoi shumë gjirokastritët.

flamurtari formacioni

“Kundërshtari ka respektin dhe vlerësimin tonë maksimal, pasi ka bërë mirë deri tani. Luftëtari është një ekip që të hap probleme, teksa çdo kundërshtar e ka vendosur në vështirësi. Ata kanë elementë cilësorë në ekip dhe që duhen marrë në konsideratë. Por, edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë, nga të cilët unë pres shumë. E përsëris, duhet vetëm fitore, pasi asnjë rezultat tjetër nuk na hyn në punë në këtë takim”, përfundoi kreu i pankinës.

Kujtojmë që Flamurtari vjen nga dy humbje radhazi, fillimisht për kampionat ndaj Skënderbeut e më pas në Kupë kundër Besëlidhjes. Sot kuqezinjtë duhet të sfidojnë një Luftëtar me tetë pikë më shumë.

Related Posts

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth
Sport

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)
Sport

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael
Sport

Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael

22/10/2026
Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë
Sport

Van Gaal në sulm, del kundër formatit të ri të Champions: UEFA mendon vetëm për paratë

22/10/2026
Napoli mund të shitet, çfarë pretendon presidenti De Laurentis
Sport

Napoli mund të shitet, çfarë pretendon presidenti De Laurentis

22/10/2026
I kërkova fanellën e Salah – Balkanweb.com – News24
Sport

Me Kombëtaren nuk i dhanë asnjë shans, Sabah Kerjota sfidon Ernest Muçin: I kërkova fanellën e Salah

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

Milan bie keq në Europa League, pëson disfatë ndaj Bournemouth

22/10/2026
Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al