• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshja ndaj Flamurtarit, Kastrati: Vllaznia është gati, synojmë maksimumin

28/10/2025
Ndeshja ndaj Flamurtarit, Kastrati: Vllaznia është gati, synojmë maksimumin

Sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati doli në konferencë para ndeshjes ndaj Flamurtarit, takim ky i Superiores që luhet të mërkurën.

“Jemi gati dihet synimi i Vllaznisë, janë 3 pikë dhe shkojmë për 3 pikët e radhës. Besoj se Flamurtari ka cilësi dhe nuk i meritojnë 2 pikë që kanë, ne jemi të motivuar jo vetëm me Flamurtarin por si në çdo ndeshje tjetër, shkojmë për 3 pikët e radhës dhe për asgjë tjetër. E vlerësojmë si ekip dhe kanë cilësi, por ne duam vetëm 3 pikët.

Duhet ti përshtatemi kundërshtarit tonë, çunat janë të motivuar, nuk patëm shumë kohë për të festuar pas Tiranës. Ndjehem i lehtësuar, goli është qershia mbi tortë, por e rëndësishme është fitorja me Tiranën. Besoj ishte ndeshja më e mirë që kam luajtur qëkur kam ardhur këtu, unë jam i fokusuar vetëm te loja. Nuk është kjo forma ime më e mirë, duhet të jap maksimumin çdo ndeshje, trajneri beson shumë te unë dhe jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, por me siguri do të ketë ndeshje edhe më të mira se kjo. Në fillim ka qenë diçka e re për mua, por çdo ditë ndjehem më mirë në stërvitje, si mbrojtës apo mesfushor i djathtë.

Nuk do të ndikojë, trajneri na flet çdo ditë, nuk po na le të ngremë kokën, Flamurtari nuk i meriton aq pikë. Diçka e re është, u adaptova shumë shpejt, djemtë më kanë pritur mirë. Ka cilësi, 4-5 ekipe nuk kanë shumë dallime me njëra-tjetrën, mund të fitosh dhe humbësh kundër çdo ekipi. Ka presion por duhet të fokusohemi të gjithë, jemi një familje e ngushtë dhe nuk ndikohemi nga fjalët që vijnë nga jashtë fushës, jemi të fokusuar në futboll, jemi duke ecur shumë mirë, kemi një atmosferë të mirë në grup.

Falenderoj Bekimin që më lejoi të gjuaja penalltinë, ai është kapiteni dhe lideri ynë, ai vendos kujt do me ja dhënë, ne duhet të jemi gati vetëm për të ndihmuar ekipin me gola ose asiste. Gjithmonë do jem gati, do shohim si do vijnë ndeshjet. Kemi një grup shumë të mirë, në çdo pozicion kemi 2-3 lojtarë cilësorë, gjëja më e mirë është që nuk vërehet mungesa e dikujt, ky është fati jonë i mirë, ta shohim nesër si do të jetë. Premtoj se do jap maksimumin dhe në fund do të shohim si do rrjedhë loja”, ka përfunduar sulmuesi.

Related Posts

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin
Sport

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
E bujshme nga Spanja, Tare bën “bingo” në merkato, bind Vlahovic
Sport

Milan ëndërron Vlahovic, Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

26/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Shpallet “Trajneri i Vitit”, Chivu merr vlerësimin e rëndësishëm

25/12/2025
Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro
Sport

Real Madrid pas Bruno Fernandes, operacioni mund  të kushtojë 60 milionë euro

25/12/2025
Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër
Sport

Trabzonspor, Onana: Jam i lumtur këtu, dua të vazhdoj me këtë skuadër

25/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tonali, ëndrra e Juves në merkato, “Zonja e Vjetër” bën gati planin

Spalletti dëshiron Tonalin, zbulohet plani i Juve për të “grabitur” lojtarin e Newcastle

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al