Kroacia dhe Danimarka diskutuan mes tyre në “Nizhny Novgorod Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit. Koha e rregullt përfundoi 1-1, me dy gola mjaft të shpejtë nga Jorgensen (1’) dhe Mandzukic (4’). Në shtesë, pikërisht në minutën e 113-të, Modriç humbet një penallti. 120 minutat u mbyllën 1-1, ndërsa me penallti fitoi 3-2 duke kaluar në çerekfinale, ku do të përballet me Rusinë.