• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshje futbolli me tifozë, nga fundi i vitit 2021

15/04/2020
Ndeshje futbolli me tifozë, nga fundi i vitit 2021

Tifozët e futbollit lypset të presin gjatë deri sa të kenë mundësi të shkojnë për të ndjekur ndeshje në stadiume. Ekspertët rekomandojnë që ndeshjet me praninë e tifozëve të ndërpriten deri vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Akademia Kombëtare gjermane e Shkencave Leopoldina pret që në rastin më të keq ndeshje futbolli me spektatorë të mos ketë deri nga viti 2021. “Me siguri kjo do të zgjasë disa muaj, mund të zgjasë madje deri në një vit e gjysmë”, tha Presidenti i Akademisë, Gerald Haug për radio-televizionin publik gjerman ARD. Pandemia e koronës do të përfundojë vetëm kur të jetë gjetur një vaksinë. Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ndërkohë e ka shtyrë takimin e përgjithshëm virtual të planifikuar për të premten në 23 Prill.
Qëllimi është: “t’u jepet klubeve dhe DFL kohë shtesë për të përgatitur vendimet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e DFL. Ndeshjet e Bundesligës janë pezulluar të paktën deri më 30 prill.

Jo vazhdimit të ndeshjeve të serisë A në Itali

Edhe Instituti Universitar Italian për Shëndetësinë, një institucion kryesor që këshillon qeverinë italiane për çështje shëndetësore, u shpreh kundër vazhdimit të ndeshjeve të serisë A. Profesor Giovanni Rezza, drejtues i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në këtë institut, tha se nuk mund “të shprehet në favor të vazhdimit të ndeshjeve”.

Shtyrje e ndeshjeve ndërkombëtare

Një pjesë e madhe e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit të planifikuara për këtë vit mund të shtyhen deri në vitin 2021, tha zëvendës Presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani. Kjo sepse pritet që kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë të zgjasin më gjatë. Këto kufizime pritet të ndikojnë edhe ndeshjet për Nations League të planifikuara për 3 shtator 2020.

Sipas mendimit të tij edhe kualifikimi për Kupën e Botës në Katar mund të lypset të shkurtohet, pasi afati kohor për turneun që fillon në nëntor 2022, do të bëhet më i ngushtë. Montagliani drejton grupin e punës në FIFA që formulon plane për t’u përballur me sfidat e virusit Corona. Që nga muaji i kaluar ndeshjet e futbollit janë pezulluar në pothuajse të gjitha pjesët e botës. /D.W

Related Posts

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24
Sport

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Projekti i ndërtimit të dy fushave në Luginën e Preshevës, Duka: Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë

06/09/2026
Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24
Sport

Një detyrë morale për fëmijët shqiptarë – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24
Sport

Rendësi ka që fituam – Balkanweb.com – News24

06/09/2026
Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Karius iu bë “mur”, por Kompany nuk e bën dramë hapin fals: Urime Schalke-s, e merituan pikën (VIDEO)

06/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

20 të ndaluar për drogë dhe armë në Sarandë, goditet grupi kriminal (VIDEO)

06/09/2026
I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG – Balkanweb.com – News24

I “burgosur” në Madrid, Julian Alvarez mund të largohet në janar, në garë futet edhe PSG

06/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al