• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ndeshje kundër Laçit, Rrapa motivon Luftëtarin: Nëse nuk luajmë në Kupat e Europës…

11/04/2018
Rapa, i sigurt: Luftëtari bën kthesën e madhe në Shkodër

Për Luftëtarin nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores në ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi ndaj Laçit, një rival direkt në garën për një vend në Kupat e Europës. “Fitorja ndaj Laçit është detyrim dhe objektiv për t’u përmbushur. Çdo rezultat tjetër veç fitores do të komprometonte objektivin si skuadër, atë të përfaqësimit në Europë”, është shprehur në një prononcim për “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi 28-vjeçar Oltion Rrapa, që vlerëson gjithashtu forcën e kundërshtarit, si një ekip që ka bërë mirë deri në këto momente në kampionat.

“Nuk duhet të mendojmë se kemi arritur majat pas 28 javëve të luajtura. Është realitet i pamohueshëm për ç’ka kemi bërë në këtë hark kohor. Nëse nuk do të përfaqësohemi këtë sezon në Kupat e Europës, atëherë do të hidhnim poshtë mundin, djersën dhe investimet e klubit”, vazhdoi Rrapa.

Vlerësimi – I gatshëm për të dhënë më të mirën për ngjyrat e fanellës së Luftëtarit, qendërmbrojtësi i mëshon faktit se Laçi është ekipi për t’u marrë në konsideratë për vetë pozitat që ka në renditje. “Të jesh pjesë e ekipeve më të mira të futbollit shqiptar, nuk është thjesht rastësi. Laçianët kanë vite mbi supe në Superiore dhe si të tillë meritojnë vlerësim më shumë se maksimal. Për ne do të jetë një ndeshje më shumë se e vështirë. Luajmë në fushën tonë dhe adrenalina për ne do të jetë lojtari i 12-të, tifozëria e kulturuar gjirokastrite. Me gjykim korrekt dhe profesional do të dimë të triumfojmë ndaj Laçit në ndeshjen e së shtunës”, ka mbyllur Rrapa.

Stërvitja – Bluzinjtë kanë vijuar përgatitjet me një seancë në ditën e djeshme në fushën e stadiumit “Gjirokastra” dhe i njëjti program do të ndiqet edhe sot. Edhe pse do të jetë një ndeshje radhe në shtëpi, drejtuesit e Luftëtarit nuk humbin kohë për mbarëvajtjen e takimit. Pastrimi i barërave të panevojshme rreth pistës dhe shkallëve të stadiumit është një detyrë e përhershme e punonjësve të stadiumit./panorama

Related Posts

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë
Sport

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Spektakël në pjesën e parë, Portugalinë e ndal vetëm shtylla
Sport

Spektakël në pjesën e parë, Portugalinë e ndal vetëm shtylla

06/07/2026
Momente tmerri për futbollistin e kombëtares italiane, dy të rinj i drejtojnë pistoletën në fytyrë dhe…
Sport

Momente tmerri për futbollistin e kombëtares italiane, dy të rinj i drejtojnë pistoletën në fytyrë dhe…

06/07/2026
Vyshken “tulipanët”, Holanda e bën dramë, Maroku i likuidon me penallti
Sport

I pamposhtur në 34 ndeshje, pse Maroku është pretendent për të fituar Kupën e Botës

06/07/2026
Duro: Shoh Spanjën pak më të favorizuar, ndeshja vendoset nga…mesi i fushës
Sport

Duro: Shoh Spanjën pak më të favorizuar, ndeshja vendoset nga…mesi i fushës

06/07/2026
“Haaland po lë shije  të mirë”, Çutra: Ka karakteristika të rralla, bën diferencën
Sport

“Haaland po lë shije  të mirë”, Çutra: Ka karakteristika të rralla, bën diferencën

06/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

Spanja “fluturon” në çerekfinalen e Botërorit, lot dhe zhgënjim për Ronaldon dhe Portugalinë

06/07/2026
Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al