Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 53 vjeç banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Dragot, Tepelenë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe kullote. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.