Një prift i zonës së Sarandës ka përfunduar nën hetim, pasi sipas denoncimit të mbërritur, ai nuk i është bindur policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e një dite më parë në qytetin bregdetar. Prifti 57-vjeçar nga Dërmishi i Sarandës është kallëzuar në prokurori, nga ana e policisë.
Punonjësit e policisë pretendojnë se kanë pasur një përplasje me priftin, pasi ai nuk i është bindur dhe ka kundërshtuar punonjësit e rendit publik. Pas kësaj, policia ka vendosur ta marrë nën hetim dhe ta denoncojë zyrtarisht priftin 57-vjeçar.








